Kronika 31 July 2024, 10:34 Nga VNA

Aksion i SPAK, 30 urdhërarreste, mes tyre oficerë policie dhe ish gjyqtarë

Ndaje në Whatsapp
Aksion i SPAK, 30 urdhërarreste, mes tyre oficerë policie dhe ish

SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste dhe aktualisht po zhvillohet aksioni në Elbasan, Fier dhe qytete të tjera. Mes të arrestuarve ka edhe oficerë policie.Urdher arreste edhe për ish gjyqtarë nën dyshimet për korrupsion. Të paktën 30 urdhër arreste.

Arrestohet zv. drejtori i burgut Bradashesh Martin Musaj. Musaj i arrestuar pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan. Pas vendosjes në prang është shkarkuar nga detyra.

Per ish gjyqtaren Pajtime Fetahu është firmosur masë arresti në shtëpi.

Aksioni i Spak goditet grupi i Franc e Hajdar Çopjas, me bazë në Dubai. Nga hetimet janë zbardhur 6 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat. Grupi Çopja është në përplasje të forta me Erion Alibej.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme