Kronika 31 July 2024, 09:47 Nga VNA

Gjobëvënie/ Arrestohet Tori Gjecuka, njeriu i besuar i Ervis Martinaj

Ndaje në Whatsapp
Gjobëvënie/ Arrestohet Tori Gjecuka, njeriu i besuar i Ervis Martinaj

Tori Gjecuka alias Hektor Gjecuka një prej njerëzve problematike në botën e krimit është arrestuar nën dyshimet për gjobëvënie.

Në pranga përfunduan edhe tre persona të tjerë Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta.

Arrestimet u kryen në kuadër të aksionit policor i koduar "The debt".

Tre të dyshuar të tjerë u derguan nën masën e arrestit në shtëpi. Ata janë Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Naim Qarri është ish president i klubit sportiv të Kamzës.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie" njoftoi policia. Policia tha ae personi që iu hoq liria me qëllim që të paguante gjobën është identifikuar si Ervis Xhixha.

Hektor Gjecuka që konsiderohet si protagonisti kryesor njihet si një prej njerëzve të besuar të Ervis Martinaj.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme