Politika 19 February 2025, 21:39 Nga VNA

Karma/ Represioni penal i qeverisë Rama për vjedhjen e energjisë vs arrestimet e SPAK për korrupsionin në nivelet e larta politike

Ndaje në Whatsapp
Karma/ Represioni penal i qeverisë Rama për vjedhjen e energjisë

Shumë qytetarë e mbajnë mend se si qeveria Rama e sapo ardhur në pushtet në vitin 2013, ndërmori një operacion masiv policor për ndëshkimin e qytetarëve të thjeshtë që dyshoheshin për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Brenda 11 ditësh, 278 persona u arrestuan dhe 96 të tjerë u shpallën në kërkim, duke krijuar një valë represioni penal që preku shtresat më të varfra të shoqërisë, ndërkohë që korrupsioni në nivelet e larta politike dhe administrative vijonte i pandëshkuar.

Por një dekadë më pas kur ndodhemi në të njëjtën situatë por në rrrethana të kundërta, me SPAK-un i krijuar për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta, në vitin 2024 procedoi 629 persona për çështje që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nga ky numër, 236 persona janë hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, 246 persona janë hetuar në gjendje të lire dhe 147 persona me masa të tjera sigurimi.

Ky kontrast është domethënës, pasi në vitin 2013, qeveria Rama përdori burgun si mjet represioni penal për qytetarët e zakonshëm, ndërsa në vitin 2024, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, arrestimi nuk është më normë, por përjashtim. Me analistë dhe plitikanë që dalin në banaqet televizive për të dhënë moral se si drejtësia persekuton pa gjyq.

Ky realitet ngre pyetje të forta:

Si ka mundësi që një qytetar i zakonshëm dënohej me arrest për vjedhje energjie, ndërsa zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion hetohen në gjendje të lirë?

A është sistemi penal i njëanshëm dhe i ndërtuar për të goditur të dobëtit, ndërsa të fuqishmit gëzojnë trajtim të privilegjuar?

A është SPAK i kufizuar në veprimtarinë e tij, apo politika dhe sistemi gjyqësor e pengojnë të ndëshkojë korrupsionin në nivelet më të larta?

Pyetje të cilave qytetarët duhet t’i japin përgjigje me votë në 11 maj. Ndërsa ajo që sot është e qartë si drita e diellit, është se karma po bën punën e saj.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme