Politika 19 February 2025, 20:37 Nga VNA

Berisha sërish i paqartë: Veliaj si Escobar rrethoi GJKKO, por SPAK-u mbetet skap që duhet shkrirë!

Ndaje në Whatsapp
Berisha sërish i paqartë: Veliaj si Escobar rrethoi GJKKO, por SPAK-u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sërish me deklaratat kontradiktore për protestat para SPAK të militantëve të PS në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë diskutimeve për programin e PD, Berisha tha se “është hera e dytë në histori që rrethohen gjykatat”, ndërsa solli në vëmendje vitet ’80 kur këto institucionin i rrethonte Pablo Escobar. Por më tej nuk nguroi që ta quante SPAK-un skap dhe se t’a quante prokurori e diktaturave.

“Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën. E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare” – tha Berisha.

Nuk dihet qëllimi i vërtetë i kreut të PD se pse po përdor këto dy standarte në lidhje me protestat para SPAK, por e sigurt është që po i bën një autogol imazhit publik. Kjo pasi Sali Berisha është politikani i parë që kur SPAK filloi hetimet ndaj tij dhe GJKKO jepte vendimin, ai paraqitej në institucionet e drejtësisë me protesta. Madje të njëjtën gjë po bën edhe kur shkon në GJKKO në zbatim të vendimit për t’u paraqitur, dhe në dalje mban një fjalim duke u zotuar se kur të marrë pushtetin do t’i shkrij.

Ndoshta Berisha është i qartë me deklaratat e tij, ajo që duhet të bëjë është të qartësojë qëndrimin para qytetarëve që kërkon ta votojnë, protestat para SPAK sipas tij, ose janë të drejta ose janë sulm alla Pablo Escobar. Nëse se bën dot kreu i PD, të dalin strategët e fushatës të na e sqarojnë.

 

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme