Kronika 18 October 2024, 09:44 Nga VNA

Kapet me 14 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Si u zbulua gjatë kontrollit nga policia rrugore

Ndaje në Whatsapp
Kapet me 14 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Si u zbulua

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Parma, pasi iu zbuluan 14 kg kokainë. Shqiptari u ndalua fillimisht nga oficerët e Policisë Rrugore të Parmës në autostradën A1, pranë Fidenzës (PR), gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrjeje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit.

Lënda narkotike do t’u kishte sjellë subjekteve të përfshira në këtë aferë një fitim të paligjshëm mbi 1 milion euro.

Hetimet e mëtejshme, të kryera në Seksionin e Policisë Rrugore me ndihmën e personelit të EVI – Ekspertë në Identifikimin e Automjeteve, bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një “fund fals” në të cilin ishin 12 pako kokainë.

Shtetasi shqiptar, pronar dhe drejtues i mjetit, u arrestua në flagrancë për trafik droge dhe u çua në burgun e Parmës, në dispozicion të Prokurorisë Publike të Parmës e cila koordinon veprimet hetimore.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme