Kronika 17 October 2024, 21:51 Nga VNA

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas dy të mitur që lëviznin me monopatinë

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi një makinë ka përplasur dy të mitur që po lëviznin me monopatinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, Durrës, ku një 19-vjeçar me makinë përplasi dy të miturit, të cilët përfunduan në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policies:

Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme