Kronika 17 October 2024, 09:58 Nga VNA

Sterilizimi/ Shtyhet gjyqi ndal Ilir Beqaj dhe 8 të tjerëve

Ndaje në Whatsapp
Sterilizimi/ Shtyhet gjyqi ndal Ilir Beqaj dhe 8 të tjerëve

Gjykata e Posaçme shtyn për më 31 tetor seancën paraprake ndaj Ilir Beqajt dhe 8 bashkëpandehurve në çështjen "Sterilizimi".

Seanca e sotme dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve.

Gjatë hetimeve të kryera, SPAK ka gjetur shkelje të përsëritura të Nenit 15 të kontratës, që flet për kriteret e “Nënkontraktimit” të subjekteve të treta.

Shkeljet dhe moszbatimi i këtij neni të dakordësuar mes koncesionarit dhe autoritet të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer nga pronari i koncesionit, Ilir Rrapaj tashmë në burg, ish-zv/ministri Klodian Rjepaj tashmë në burg dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme