Kronika 4 June 2024, 15:26 Nga VNA

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi

Ndaje në Whatsapp
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se Klosi pritet të marrë një detyrë si zv.ministër në kabinetin qeveritar. Ndërsa në vendin e tij, pritet të emërohet nën drejtoresha aktuale e tatimeve, Elidjana Çelaj.

“I nderuar Zoti Minister.

Duke ju falenderuar per bashkpunimin e deritanishem, dhe duke besuar ge kontributi im si Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve ka dhene rezultate ne permiresimin e veprimtarise se Administrates Tatimore, si ne drejtim te rritjes se treguesve ekonomike me rreth 50% ashtu dhe ne drejtim te

permiresimit te klimes se bashkepunimit me biznesin, nepermjet kesaj shkrese, ju bej me dije se jap dorehegen me efekt te menjehershem nga pozicioni i Dretorit te Pergjithshem te Tatimeve” – shprehet Klosi në dorëheqjen e tij.

Kujtojmë se Klosi është nën hetim nga SPAK ku po hetohet për dy vepra penale, atë për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Ndaj Ceno Klosit janë depozituar në SPAK dy kallëzime penale, ku njërën prej tyre e ka depozituar një deputet, ndërsa tjetrën një qytetar i thjeshtë.

Më herët KLSH kishte kërkuar shkërkimin nga detyra të Ceno Klosit kur ai ishte në krye të Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të OSHEE. Por në vend të shkarkohej, sipas rekomandimit të KLSH-së, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.

Ndërkohë akuza ndaj tij janë bërë edhe nga ish-drejtoresha e tatimeve, Briseida Shehaj, sipas së cilës klosi ka vënë pasuri të pajustifikuar dhe për këtë ai duhet të përgjigjet.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme