Kronika 4 June 2024, 11:19 Nga VNA

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë bojkot 3 ditë

Ndaje në Whatsapp

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë zhvilloi sot një mbledhje urgjente në lidhje me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore pas dhunës barbare që u ushtrua ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Bojkoti nis që nesër dhe avokatët kërkojnë të zbardhet çështja ndërsa dënojnë ashpër aktet e dhunës. Mbrojtësit ligjor do të marrin pjesë vetëm në seancat për caktimin e masave të sigurisë meqë kanë afate.

28 anëtarë të këshillit votuan pro për bojkot 3 ditor. Ndërsa 12 anëtarë të tjerë votuan që bojkoti të zgjaste 1 javë.

Avokatët që do të shkelin bojkotin do tu konsiderohet shkelje dhe do të shkohet deri në marrjen e masës së heqjes së licencës.

Ndër të tjera Maksim Haxhia foli për një proces vetëpastrues në radhëte avokatëve. Haxhia kërkoj që avokatët që i rrezikohet jeta tu garantohet jeta

 

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme