Kronika 3 June 2024, 21:33 Nga VNA

Ahmetaj tha se është kordinator mes grupeve kriminale dhe Ramës, reagon Ergys Agasi: Nuk merrem me thashetheme

Ndaje në Whatsapp
Ahmetaj tha se është kordinator mes grupeve kriminale dhe Ramës,

Në dokumentarin e dytë të Rai 3 për marërveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, ku Shqipëria u paraqit si një narko-shtet, u shfaq edhe një intervistë e gazetarit Giorgio Mottola me ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë i arratisur në Zvicër.

Ky i fundit hodhi akuza të rënda për Edi Ramën, duke thënë se ai jo vetëm ka lidhje me krimin, por ka pritur në zyrë edhe bosët e mafias. Ahmetaj pretendon se i ka parë këta persona, por pasi u pyet nga gazetari se cilët janë, nuk dha emra, duke përmendur vetëm disa qytete nga ku ai pretendon se vijnë, konkretisht Elbasani, Durrësi dhe Dibra.

Ahmetaj përmendi edhe Ergys Agasin, si një person që bën rolin e koordinatorit mes Ramës dhe grupeve kriminale.

I kontaktuar nga gazetari Ylli Rakipi për një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Agasi dha një përgjigje të shkurtër. Ai deklaroi “nuk merrem me thashetheme, sidomos nga njerëz që janë arratisur dhe kanë probleme me drejtësinë”, deklaratë e ngjashme me shumë nga përgjigjet e kryeministrit Rama gjatë invervistës me gazetarin Mottola, ku pretendimet e paraqitura i konsideroi thashetheme të eksportuara nga opozita dhe mediat shqiptare, të pabazuara në fakte.

Dokumentari i Report në Rai 3, ka sjellë reagime të shumta, kryesisht në kampin opozitar, madje PD do të organizojë edhe një protestë ditën e enjte për këtë çështje, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike, më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare.

 

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme