Kronika 2 June 2024, 21:57 Nga VNA

Aksident i rëndë në Durrës/ Automjeti përplas motorin, 21-vjeçari përfundon te Trauma

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Durrës/ Automjeti përplas motorin,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kullë në Sukth, ndërsa ka mbetur i plagosur një 21 vjeçar. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Policia tha se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme