Kronika 31 May 2024, 19:53 Nga VNA

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, prokuroria zbardh akuzat dhe masat për organizatorin dhe të dyshuarit e tjerë

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, prokuroria zbardh akuzat dhe masat për

Dritan Nano i cili akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi do të dalë nesër para gjykatës për masë sigurie.

Prokuroria ka kërkuar për të masën e sigurisë arrest me burg për dy akuza: plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Arrest ne burg ëhstë kërkuar edhe për Dorian Alian per të njëjtat akuza si Nano. Alia u vetëdorëzua pas dhunës barbare që u ushtrua ndaj avokatit.

Për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës në mungesë të tyre, pasi deri më tani nuk është bërë i  mundur arrestimi i tyre edhe pse janë vënë 20 mijë euro shpërblim nga policia.

Avokati Mëngjesi u dhunua në zonën e ish bllokut sapo la fëmijën e mitur në kopësht. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Mbasdite sikurse raportoi VNA iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme