Kronika 1 June 2024, 12:06 Nga VNA

Dhunimi i avokatit, burg dy të dyshuarve, prokuroria del kunder policisë, zbut akuzën

Ndaje në Whatsapp
Dhunimi i avokatit, burg dy të dyshuarve, prokuroria del kunder

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Nanon i dyshuar si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Edhe Dorian Alia që është dhëndri i tij u la arrest me burg.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që më herët policia e kishte referuar ngjarjen për veprën penale të vrasjes së mbetur ne tentativë kryer në bashkëpunim.

Dy të ndaluarit i kundërshtojnë akuzat dhe thonë se ska patur sulm të organizuar.

Dritan Nano deklaroi thotë se ska pasur asnjë dijeni, ndërsa dhëndri i tij pretendon si në fillim që e pa rastesisht avokatin dhe e goditi.

Gjykata ka caktuar arrest me burg në mungesë për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, të cilët janë në kërkim.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme