Kronika 30 August 2026, 12:21 Nga VNA

Italiani “misterioz” kyç gojën për hetuesit, Angelo Esposito u arrestua pasi vodhi një makinë dhe tentoi arratisjen

Ndaje në Whatsapp
Italiani “misterioz” kyç gojën për hetuesit, Angelo

Angelo Esposito, 35-vjeçari italian që u arrestua ditën e djeshme në Tiranë, pasi vodhi një makinë “Audi Q5”, ka kyçur gojën për hetuesit, duke ngritur dyshime se mund të jetë i përfshirë në vepra të ndryshme penale në vendin e tij. Pas arrestimit, ai refuzoi të japë gjeneralitetet e tij, ndërsa nuk ishte i pajisur me asnjë dokument. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare pritet të kërkojnë informacion nga Italia lidhur me të shkuarën e tij, nëse është ose jo i përfshirë në krime në vendin përtej Adriatikut.

Esposito vodhi një makinë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe u pikas nga policia në afërsi të Pallatit me Shigjeta në kryeqytet. Në momentin kur iu bë me shenjë të ndalohet, në përpjekje për t’u arratisur përplasi disa makina, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve të tjera apo pasagjerëve dhe lëndoi një punonjës policie.

Për momentin ndaj Esposito janë ngritur akuzat e vjedhjes, drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Ndërsa autoritetet mbeten në pritje të të dhënave nga Italia lidhur me të, po kryhen verifikime se prej sa kohësh ai ndodhej në Shqipëri dhe nëse është përfshirë në ngjarje të tjera.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme