Kronika 30 August 2026, 09:53 Nga VNA

Vodhi “Audi Q5” dhe tentoi t’i ikte policisë, italiani përplas disa makina dhe godet efektivin gjatë ndjekjes

Ndaje në Whatsapp
Vodhi “Audi Q5” dhe tentoi t’i ikte policisë, italiani

Një 35-vjeçar italian përfundoi në pranga pasi gjatë ndjekjes nga policia, për shkak se kishte vjedhur një makinë, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie.

Sipas policisë, shtetasi italian, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti, kishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”.

Policia e pikasi automjetin që drejtohej nga A. E., 35 vjeç, të cilit i bëri shenjë të ndalonte afër Pallatit me Shigjeta. Por ai nuk e zbatoi urdhrin dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, përplasi disa automjete të tjera dhe më pas goditi me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë mori dëmtime të lehta në krah.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme