Kronika 13 July 2025, 09:59 Nga VNA

Ishte në kërkim për trafik droge dhe plagosje, 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Ishte në kërkim për trafik droge dhe plagosje, 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga Forcat e Posaçme Operacionale, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale.

Mësohet se 41-vjeçari me iniciale M. A., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 54” vë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

41-vjeçari kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

 

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme