Kronika 13 July 2025, 11:20 Nga VNA

IKMT nuk ndal shembjet në Theth as të dielën

Ndaje në Whatsapp
IKMT nuk ndal shembjet në Theth as të dielën

Edhe këtë të diel, aksioni i IKMT vijon pa ndërprerje në Theth, ku fadromat janë në terren për ditën e shtatë radhazi. Deri më tani janë shembur mbi 60 objekte, përfshirë struktura prej druri, ndërsa numri total i ndërtimeve që pritet të prishen mund të shkojë në mbi 100.

Banorët e zonës kundërshtojnë operacionin, duke kërkuar urdhrin zyrtar të shembjes, që sipas tyre nuk u është paraqitur nga drejtuesit e IKMT. Përplasjet janë bërë të zakonshme, ndërsa në terren kanë dalë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, në mbështetje të banorëve dhe kundër aksionit.

Operacioni po zhvillohet në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar imazhin e një prej zonave më të vizituara të Shqipërisë. Sipas raportimeve, numri i turistëve ka rënë ndjeshëm.

 

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme