Politika 25 October 2024, 14:20 Nga VNA

Hetimet për Meta-Kryemadhi, SPAK dyshime se deputetja merrte përqindje nga kompania UNIFI e Shatkut

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Meta-Kryemadhi, SPAK dyshime se deputetja merrte përqindje

SPAK ngre dyshime se deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar influencën e saj që kompania UNIFI Communication INC të lidhte kontratë interkonjeksioni me kompaninë celulare Vodafone. Në këmbim, në dosje ngrihen dyshime se ajo ka përfituar përqindje nga aktiviteti i kompanisë Unifi, e cila ka drejtor ekzekutiv biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku.

Kryemadhi rezulton në komunikime të vazhdueshme me këtë të fundit.

“Nga komunikimi rezulton se në bisedat që bëjnë fjalë për veprimtarinë e kompanisë UNIFI Communication INC, Monika Kryemadhi flet gjithmonë në numrin shumës duke përdorur përemrin vetor të vetës së parë ‘ne,’ duke treguar në këtë mënyrë interesin dhe lidhjen që ajo ka në këtë kompani.”

Në këto kushte, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se Monika Kryemadhi ka përfituar përqindje të konsiderueshme fitimi nga aktiviteti i ushtruar në fushën e interkonjeksionit të thirrjeve telefonike ndërkombëtare.

SPAK thotë se Ilir Meta ka qenë në dijeni të aktivitetit të bashkëshortes.

“Nga bisedat rezulton se personi nën hetim, Ilir Meta, jo vetëm ka patur dijeni për këtë aktivitet të bashkëshortes së tij dhe Adrian Shatkut, por ka marrë përsipër edhe veprime konkrete për zgjerimin e aktivitetit,” theksohet më tej.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë tashmë zyrtarisht persona nën hetim. Ish-presidenti po hetohet nën masën e arrestit me burg, ndërsa ish-bashkëshortja e tij me detyrim paraqitje. Ndaj tyre rëndojnë dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme