Politika 10 December 2024, 10:29 Nga VNA

Hetimet e SPAK/ Sekuestrime dhe kontrolle në familjen Veliaj, zbulohen 80 mijë euro cash

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e SPAK/ Sekuestrime dhe kontrolle në familjen Veliaj, zbulohen 80

SPAK prej muajsh po heton për veprën penale të korrupsionit që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe në kuadër të kësaj cështje penale u urdhërua sekuestrimi i telefonit celular të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut, si dhe kontrolle në qendrën Harabel, dy shtëpitë e vëllait të tij, Arbër Veliaj, si dhe kompanisë së këtij të fundit, Gogël. Gjatë kontrolleve që u zbatuan të premten nga hetuesit e BKH-së burime të besuara bëjnë me dije se në qendrën Harabel janë zbuluar dhe sekuestruar 80 mijë euro cash. Lidhur me këto para bashkëshortja e Veliajt pritet të japë shpjegime për burimin e këtyre parave. A mundet Ajola Xoxa të mbajë një shumë kaq të madhe cash në ambjentet e biznesit të saj, përderisa është subjekt deklarues? A disponon ajo fatura për këtë shumë që iu sekuestrua? A ka dijeni bashkëshorti i saj kryebashkiaku Veliaj për këto para? Avokatët e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt janë duke përgatitur ankimimin kundër vendimeve të sekuestrimeve dhe kontrollit, pasi i konsiderojnë të paligjshme. Erjon Veliaj pranoi pas kontrollit se po hetohet pasuria e tij dhe e familjes, ndërsa po hetohet roli i tij në aferën e inceneratorit të Tiranës dhe aferës 5D.

 

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme