Sociale 1 September 2024, 08:10 Nga VNA

Fondet e pensionit, ligji i ri rrit stimujt për të investuar

Ndaje në Whatsapp
Fondet e pensionit, ligji i ri rrit stimujt për të investuar

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu i pensioneve private iu afrua kufirit të 40 mijë anëtarëve.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 39 910 anëtarë, në rritje me 4.53% që nga fillimi i këtij viti dhe me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme dhe është në nivelet më të larta historike.

Fondet e pensionit përfaqësojnë një alternativë kursimi për të pasur të ardhura të mjaftueshme në moshë pensioni. Kthimet e tyre janë në përgjithësi më të ulëta dhe më të qëndrueshme krahasuar me fondet e investimit, edhe për shkak të mënyrës së ndryshme të llogaritjes së kthimit./Monitor

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme