Sociale 31 August 2024, 09:08 Nga VNA

Zbulohen dhe 3 raste të tjera me virusin “Ethet e Nilit” në qarkun Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Zbulohen dhe 3 raste të tjera me virusin “Ethet e Nilit”

Janë konfirmuar në Elbasan edhe edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit” duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit.

Personat e prekur janë një 84-vjeçar në Bashkinë e Cerrikut, një 73-vjeçar në Njësinë Administrative Papër, dhe një 60-vjeçar në Njësinë Administrative Tregan. Ata po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan dhe gjendja e tyre paraqitet pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.

Më herët në fshatrat në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji u identifikuan rastësisht dy raste me virusin “Ethet e Nilit”. Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar.

Pas zbulimit të rasteve me virusin e Nilit, Instituti i Shëndetit Publik është kujtuar të kryej dezinfektimet e zonave ku janë identifikuar persona të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme