Sociale 29 August 2024, 12:26 Nga VNA

Protesta para bashkisë, opozita: SPAK të mos zvarrisë hetimet

Ndaje në Whatsapp
Protesta para bashkisë, opozita: SPAK të mos zvarrisë hetimet

Ka përfunduar protesta e radhës së PD përpara Bashkisë së Tiranës. Në javën e 23-të disa dhjetëra mbështetës të opozitës kanë kërkuar përpara dyerve të Bashkisë largimin e kryetarit Erion Veliaj.

Belind Këlliçi si një nga eksponentët e kësaj proteste ka hedhur sërisht akuza ndaj SPAK pér zvarritje të hetimeve duke kërkuar njëkohësisht edhe lirimin e kryetarit të demokratëve Sali Berisha.

Ndërkohë zyrtarja tjetër e lartë e PD Adriana Kalaja ka akuzuar TV kombëtare se censurojnë fjalën e saj. Ajo shprehu respekt për punën e kameramanëve dhe reporterëve por sipas saj, drejtuesit e televizioneve heqin mesazhin e saj nga lajmet për opozitën.

Protesta është zhvilluar sot paqësisht ndërkohë që organizatorët kanë lajmëruar protestën e radhës të enjten e ardhshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme