Bota 24 January 2025, 23:23 Nga VNA

“Financial Times”: Sherr në telefon mes Trump dhe kryeministres së Danimarkës

Ndaje në Whatsapp
“Financial Times”: Sherr në telefon mes Trump dhe kryeministres

Donald Trump e ka seriozisht për marrjen e Groenlandës. “Financial Times” zbulon se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka pasur një telefonatë të tensionuar me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Sipas të njëjtave burime Trump ka konfirmuar synimin e tij për të blerë Grenlandën. Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën 5 zyrtarëve të lartë evropianë.

Biseda 45-minutëshe është zhvillua javën e kaluar, ku kryeministrja daneze i ka bërë të qartë se ishulli “nuk është në shitje”. Financial Times thotë se Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente për këtë komunikim.

Sipas zyrtarëve, biseda mes Trump dhe Frederiksen mori një “rrugë shumë të keqe”. Një nga burimet e quajti qëndrimin e Trumpit “të tmerrshëm”, ndërsa një tjetër tha se sjellja e tij ishte “e palëkundur”. Sipas të njëjtave burime, danezët tani kanë kaluar në “modalitetin e menaxhimit të krizës” pas tensionit të momenteve të para.

Një ish-zyrtar danez tha se Trump e ka kërcënuar Danimarkën me tarifa të larta duke i përkeqësuar edhe më tej raportet tashmë të vështira. Një burim i informuar për përmbajtjen e komunikimit telefonik i tha gazetës se “qëllimi i SHBA-së është i qartë. Ata duan Grenlandën”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme