Sociale 27 February 2025, 16:09 Nga VNA

EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

Ndaje në Whatsapp
EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

  • Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka kritikuar qeverinë “Rama” se po sakrifikon zonat e mbrojtura dhe burimet natyrore në Shqipëri, duke u fokusuar tek turizmi masiv dhe elitar, në dëm të ekosistemit.

Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udhëtimeve (IBT Travel Trade Show) në Berlin në Mars 2025, ku të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka theksuar se pavarësisht se Shqipëria është një vend që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë me relievin e veçantë dhe bukuritë natyrore, shumë zona të cilat duhet të mbrohen në fakt po sakrifikohen për hir të turizmit.

“Shqipëria, e ftuara speciale për këtë vit në këtë panair, ka zgjedhur të fokusohet në turizmin masiv dhe turizmin e luksit, në vend që t’i kushtojë rëndësi ekoturizmit të qëndrueshëm”, shkruan deklarata e organizatës EuroNatur.

“Me shumë mundësi ata do të përmendin relievin e mahnitshëm shqiptar dhe pasuritë dhe trashëgimitë kulturore, por do të thonë edhe që Shqipëria është pionere e turizmit natyror”, vijon EuroNatur.

Dy vite më parë, në Mars 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën dhe degët e saj Park Kombëtar, pas fushatave advokuese të organizatave mjedisore ndërkombëtare dhe vendase. Me gjithë angazhimin e premtuar, ky vendim sot vihet në pikëpyetje.

“Integriteti i këtij parku kombëtar është prekur”, shkruajnë aktivistët e EuroNatur, duke përmendur përpjekjet për të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica, degë e Vjosës, për Ujësjellin e Himarës, si edhe punimet e Aeroportit të Vlorës që vijojnë në peisazhin e mbrojtur Nartë-Vjosë.

Aktivisti mjedisor Joni Vorpsi pohoi se neglizhimi i ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe thirrjeve të Konventës së Bernës dhe komunitetit të shkencëtareve tregon se si fjalimet mbi natyrën dhe eko-turizmin në evente ndërkombëtare si panairi ITB janë thjesht një fasade për të mbuluar shkatërrimin e natyrës unike të Shqipërisë.

“Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë është një shenjë e qartë se si qeveria shqiptare po menaxhon zonat e egra dhe të mbrojtura”, u shpreh Vorpsi nga organizata mjedisore PPNEA.

Së fundmi, qeveria shqiptare ka pajisur gjithashtu dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner, me një licencë për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e paprekur të Sazanit.

“Të gjitha shenjat tregojnë se Edi Rama nuk shqetësohet për natyrën kur flet se do t'a bëjë Shqipërinë një ‘kampione turizmi‘”, tha drejtori ekzekutiv i EuroNaur, Gabriel Schwaderer.

“Uji i lumenjve të egër po merret, ligatinat po i hapin rrugë aeroporteve, dhe shitja e bregdeteve të fundit të egër në vend ka filluar”, përfundoi Schwaderer nga EuroNatur.

Reporter.al

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme