Sociale 26 February 2025, 12:53 Nga VNA

10 tonë mandarina me pesticide që u kthyen mbrapsht në Kroaci u hodhën sërish në treg, vihen nën arrest 3 persona në Berat

Ndaje në Whatsapp
10 tonë mandarina me pesticide që u kthyen mbrapsht në Kroaci u

Prokuroria e Beratit ka vendosur nën masën e arrestit tre persona, ku akuza ishte në lidhje me mandarinat me pesticide të hedhura sërish në treg, kur kjo ngarkesë 10 tonëshe ishte kthyer më parë nga autoritetet kroate.

Personat në fjalë janë Arben Aqif Dyli, Elton Hekuran Tafa dhe Elson Petrit Tahiraj.

Sipas autoriteve Kroate, mandarinat kishin pesticidin ''Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Gjatë kthimit të ngarkesës në vendin e origjinës, personi marrës rezulton Arben Dyli, i cili sërish e ka hedhur këtë ngarkesë në treg.

Gjithashtu dyshohet se inspektori i bashkisë Berat, Elson Tahiraj ka lëshuar çertifikata fiktive të sigurisë së produktit në favor të shtetatasit Arben Dyli. 

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:

  1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
  2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
  3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.

 

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme