Sociale 25 February 2025, 16:45 Nga VNA

"Një blender u ble për 2500 euro në UBT"

Ndaje në Whatsapp
"Një blender u ble për 2500 euro në UBT"

Ajo që sot u finalizua nga hetimi i SPAK në Universitetin Bujqësor dhe përfundoi me firmosjen e 24 urdhra arresteve me burg, arrest shtëpie dhe detyrim për paraqitje, për abuzime me tendera është denoncuar më herët nga media dhe shoqëri civile.

Rigels Xhemollari drejtor i Qendrësës Qytetare risjell një denoncim të tre viteve më parë, ku sipas tij, UBT ka blerë një blender për 2500 euro dhe janë magazinuar mbetje në vlerën e 100.000 eurove, këto vetëm në letra dhe jo realisht.

Statusi Sepse personi që kontrollon tenderët e universitetit është administratori i tij. Administratori zgjidhet nga Bordi i Administrimit, ku shumicën e përbërjes së tij e ka Ministria e Arsimit. Pra, 4 anëtarët dhe administratori janë persona të lidhur me qeverinë. Për shembull, në krye të Bordit të UBT është Arta Dollani, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa administratori është Edmond Terthorja.

Arta, Edmondi dhe vartësit e tyre kanë blerë një blender për 2500 euro, ndërkohë që vlera e tij reale ka qenë vetëm 250 euro. Po ashtu, në UBT janë magazinuar kimikate në vlerën e 100,000 eurove vetëm në letra dhe jo realisht, sipas Prokurorisë.

Kjo sipas tij, ka ndodhur pasi "Ligji u ka hequr stafeve akademike të drejtën për të menaxhuar fondet dhe ia ka kaluar atë njerëzve që nuk kanë lidhje me arsimin".

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme