Sociale 25 February 2025, 14:27 Nga VNA

“Ku janë lekët?” - pedagogu pas aksionit të SPAK në UBT: Kam 25 vite me 1 karrige

Ndaje në Whatsapp
“Ku janë lekët?” - pedagogu pas aksionit të SPAK

Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pas aksionit të SPAK në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku janë lëshuar 20 masa sigurie për abuzime me tendera. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e arsimit të lartë dhe mungesën e mjeteve bazë në universitet, pavarësisht se në dokumente figurojnë ndryshe.

“Unë nuk e di se kush është thirrur, nuk e di kujt i janë dhënë masat, por 20 masa janë shumë. Unë kam dy gjëra, se jam kryetari i sindikatës së pavarur të punonjësve të universitetit dhe më prek goditja e reputacionit e universitetit/ ata që kanë cenuar këtë universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet. Unë di që gjendja në sistemin universitar dhe arsimor kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët dhe kjo nga korrupsioni dhe nepotizmi.

Unë kam 25 vite pedagog. Unë nuk e di për çfarë tenderash bëhet fjalë, ama di që këtu gjithçka ekziston në dosje fiktive, ndërsa kur vjen puna, laboratorët janë bosh, bazat prodhuese janë bosh, s’kemi kondicionerë në zyra. Një karrige kam që prej 25 vitesh, është e grisur e më gris rrobat. Një printer nuk kemi, letra nuk kemi. Në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët nëpër praktika nuk dalin. Ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajoj drejtësinë e qoftë i nderuar çdo institut që ndërhyn, ama unë lus Zotin që çdokush të gjykohet vetëm në të drejtën e ligjit”,- tha pedagogu.

Sipas tij, korrupsioni dhe nepotizmi kanë shkatërruar arsimin e lartë në vend, duke lënë institucionet akademike pa infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e një mësimdhënieje cilësore./ Euronews

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme