Kronika 18 November 2024, 14:55 Nga VNA

"Erdha në Shqipëri për të mbjellë flokët", alibia e shtetasve nga Venezuela/ GJKKO burg për 10 të dënuarit

Ndaje në Whatsapp
"Erdha në Shqipëri për të mbjellë

Dy shtetasit nga Venezuela që akuzohen nga SPAK se ishin ekspertët që ndanin kokainë nga lëkura e bagëtive ku ishte tretur kundërshtuan para gjykatës së Posacme akuzat.

Njëri prej tyre tha se ndodhej në Shqipëri për të bërë mbjellje floku në një klinikë në vendin tonë. Ndërsa tjetri pretendoi se kishte ardhur per të blerë rroba të vjetra në Shqipëri pasi është tregtar rrobash. Ndërsa shtetasit kolumbian ka pretenduar se nuk i është dhënë mundësia të flasë me familjen dhe ta lajmëronte për cfarë kishte ndodhur me të. Edhe shtatë shqiptarët e dyshuar për grup kriminal e trafik droge kanë kundërshtuar akuzat. Nga hetimet rezulton se droga ishte nisur nga Amerika Latine dhe ngarkesa me lëkurë ishte magazinuar në Mullet. Përpunimi bëhej në laboratorin e Qerekës në afërsi të Rinasit.

GJKKO la në fuqi masën arrest me burg për 10 të arrestuarit

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme