Rajoni 2026-10-30 13:22:01 Nga VNA

Vrasja e Arlinda Zekajt që tronditi Kosovën, jep dorëheqjen drejtori i Policisë

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Arlinda Zekajt që tronditi Kosovën, jep dorëheqjen

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë ka sjellë zhvillime të forta në institucionet e sigurisë. Drejtori i Policisë së Kosovës ka dhënë dorëheqjen, ndërsa autoritetet po hetojnë mënyrën se si janë trajtuar denoncimet dhe kërkesat për mbrojtje të viktimës përpara krimit.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pavarësisht se më herët kishte denoncuar dhunën dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e institucioneve. Vetëm tri ditë përpara vrasjes, ajo kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun që i kanosej jetës.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës pezulloi nga detyra 11 zyrtarë policorë, mes tyre drejtues të strukturave rajonale në Pejë dhe hetues që kishin trajtuar rastin.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur pezullimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së çështjes, Arlinda Nallbani-Gacaferi, ndërsa kanë nisur procedurat për shqyrtimin e përgjegjësive të tyre.

Hetimet paraprake kanë evidentuar mangësi në zbatimin e urdhrave të mbrojtjes dhe në reagimin ndaj paralajmërimeve të viktimës.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar edhe protesta qytetare, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse mosveprimet e autoriteteve kanë ndikuar në mosparandalimin e krimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news