Rajoni 2026-10-29 14:46:28 Nga VNA

Pas fitores së studentëve në Serbi, dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS

Ndaje në Whatsapp

Pas fitores së studentëve në Serbi, dorëhiqet drejtoresha e

Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka sjellë ndryshimet e para edhe në drejtimin e medias publike. Drejtoresha e përgjithshme e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), Manja Gërçiç, ka paraqitur dorëheqjen, pas kërkesave për ndryshime në një institucion të kritikuar prej kohësh për raportim të njëanshëm në favor të pushtetit të Aleksandër Vuçiçit.

Vendimi i Gërçiç vjen vetëm një ditë pasi ajo kishte përjashtuar mundësinë e largimit nga detyra. Në reagimin e saj, drejtuesja e RTS-së pranoi se një pjesë e publikut e konsideronte qëndrimin e saj në krye të institucionit si pengesë për ndryshimet e kërkuara.

Gërçiç ishte emëruar në drejtimin e televizionit publik në shkurt të këtij viti, me një mandat pesëvjeçar, por zhvillimet politike pas zgjedhjeve kanë sjellë largimin e saj vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.

Dorëheqja pason kërkesën e Listës Studentore, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, për largimin e menjëhershëm të drejtuesve dhe redaktorëve të lajmeve në televizionin publik. Përfaqësuesit e lëvizjes i kanë akuzuar ata për mbulim të njëanshëm të zhvillimeve politike dhe shkelje të standardeve profesionale të gazetarisë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor, Lista Studentore ka siguruar 140 nga 250 mandatet në Parlamentin e Serbisë, ndërsa Partia Progresiste Serbe e Aleksandër Vuçiçit ka marrë 104 vende. Megjithatë, rezultatet nuk janë shpallur ende përfundimtare.

Ndryshimet kanë nisur të reflektohen edhe në institucione të tjera mediatike. Televizioni publik i Vojvodinës, RTV, u ka kërkuar falje qytetarëve, duke pranuar se për vite me radhë nuk kishte përmbushur siç duhet misionin e tij publik, për shkak të raportimit të njëanshëm dhe mungesës së qëndrimit kritik ndaj pushtetit.

Situata e medias në Serbi ka qenë vazhdimisht objekt kritikash nga organizatat ndërkombëtare. Në indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2026, organizata Reporterët pa Kufij e renditi Serbinë në vendin e 104-t nga 180 shtete, pozicioni më i dobët i regjistruar ndonjëherë për vendin.

Dorëheqja e drejtueses së RTS-së vjen në një moment ndryshimesh të rëndësishme politike në Serbi, ku rezultati i zgjedhjeve ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e pushtetit të Aleksandër Vuçiçit dhe ka shtuar kërkesat për reformimin e institucioneve publike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news