Rajoni 2026-10-25 21:45:00 Nga VNA

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore drejt shumicës parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore

Ish-presidenti i Serbisë dhe drejtuesi i Partisë Progresive Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara të dielën, duke deklaruar se Lista Studentore ka siguruar epërsinë, sipas përllogaritjeve paraprake.

Në një deklaratë publike pas përfundimit të votimit, Vuçiç bëri të ditur se, bazuar në një kampion të stratifikuar të votave, lista e mbështetur nga lëvizja studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa koalicioni i drejtuar prej tij rreth 105 mandate.

“Bazuar në kampionin e votave, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Lista Studentore ka fituar dhe pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, Lista Studentore ka marrë rreth 2.2 milionë vota, kundrejt afërsisht 1.72 milionë votave të koalicionit të tij.

Megjithatë, Vuçiç theksoi se këto shifra mbështeten në përllogaritje paraprake dhe se rezultatet përfundimtare duhet të konfirmohen nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.

Nëse këto projeksione konfirmohen, Lista Studentore do të siguronte shumicën absolute në parlamentin me 250 vende, ku për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 126 mandate.

Në përbërjen e re parlamentare pritet të ketë edhe përfaqësues të komuniteteve pakicë, përfshirë pakicën hungareze në Vojvodinë dhe atë shqiptare. Ndarja përfundimtare e mandateve mbetet në pritje të rezultateve zyrtare.

Lëvizja studentore mori përmasa kombëtare pas tragjedisë së nëntorit 2024 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Protestat e mëvonshme u shndërruan në një nga sfidat më të mëdha politike ndaj pushtetit të Partisë Progresive Serbe.

Në zgjedhje morën pjesë 18 lista, të cilat garuan për 250 vendet e Kuvendit.

Fitorja e mundshme e Listës Studentore do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike serbe, pas më shumë se një dekade dominimi të forcës politike të Vuçiçit.

Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e parlamentit të ri dhe mundësinë e formimit të një qeverie të udhëhequr nga Lista Studentore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news