Rajoni 2026-10-13 11:27:16 Nga VNA

Ndodh në Kosovë ajo që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë: Një politikan ndalohet për 48 orë për kërcënimin e një gazetari

Ndaje në Whatsapp
Ndodh në Kosovë ajo që në Shqipëri nuk ka ndodhur

 

Në Kosovë, politikani dhe ish-deputeti Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj. Nuk ka mjaftuar statusi i tij politik për ta shmangur marrjen në pyetje dhe vendimin e prokurorit për ndalim.

Në Shqipëri, ku gazetarët janë kërcënuar edhe nga njerëz me pushtet, reagimi i drejtësisë nuk ka qenë gjithmonë kaq i shpejtë. Kërcënimet shpesh janë trajtuar si përplasje personale, ndërsa politikanët kanë vazhduar të japin leksione për lirinë e medias.

Gani Geci është ende i dyshuar dhe ndalimi nuk nënkupton fajësi. Por Kosova sot jep një shembull se si institucionet mund të reagojnë edhe kur përballë një gazetari është një politikan.

Në Shqipëri, për fat të keq, shpesh është gazetari ai që duhet të japë shpjegime pse ndihet i kërcënuar, jo politikani që e kërcënon.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news