Politika 2026-10-31 14:28:34 Nga VNA

Noka i quan “derra të shitur” protestuesit që s’i binden PD-së, studentët i përzënë demokratët me thirrjen: “Opozita jemi ne!”

Ndaje në Whatsapp

Noka i quan “derra të shitur” protestuesit që s’i

Partia Demokratike ka vijuar sulmet ndaj protestës qytetare dhe grupimit të Arlind Qorit, ndërsa përpjekja e përfaqësuesve të opozitës për t’iu bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit është pritur me kundërshtime nga vetë të rinjtë.

Gjatë protestës së thirrur sot nga PD përpara Kryeministrisë, Flamur Noka ka ndjekur linjën e Sali Berishës, duke sulmuar ashpër protestuesit e njohur si “Flamingot” dhe aktivistët e Lëvizjes Bashkë, të drejtuar nga Arlind Qori. Noka i ka akuzuar ata se janë vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama, duke përdorur edhe një gjuhë fyese.

“Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA”, deklaroi Noka.

Ai vijoi akuzat ndaj Qorit, duke e lidhur atë edhe me protestën studentore të vitit 2018.

“Komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”, u shpreh ai.

Por ndërsa Noka akuzonte protestuesit e tjerë se po i shërbenin Ramës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë përballur me një refuzim të drejtpërdrejtë nga studentët që protestonin përpara Ministrisë së Arsimit.

Mbërritja e deputetëve dhe mbështetësve të PD-së është shoqëruar me tensione dhe një debat të ashpër mes dy personave, situatë që është qetësuar pas ndërhyrjes së protestuesve të tjerë.

Studentët kanë kundërshtuar përfshirjen e strukturave partiake në protestën e tyre, duke kërkuar që ajo të ruajë karakterin e pavarur.

“Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor të rinjtë, duke refuzuar që protesta e tyre të identifikohet me Partinë Demokratike.

Ironia është se PD duket se ka gjetur një kundërshtar të ri politik: këdo që proteston pa lejen e saj. Ata që nuk i bashkohen Berishës shpallen të shitur te Rama, ndërsa ata që demokratët përpiqen t’u bashkohen, ua tregojnë derën. Me sa duket, për PD-në protesta është demokratike vetëm kur drejtohet prej saj. Problemi është se studentët nuk duket se kanë ndërmend t’i kërkojnë leje as Berishës, as Nokës për të qenë opozitë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news