Kronika 2026-10-25 14:53:42 Nga VNA

Dita e 13-të e protestave kundër Ramës, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp

Dita e 13-të e protestave kundër Ramës, studentët dhe

Studentë, të rinj dhe qytetarë kanë nisur të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish janë mbledhur përpara godinës së ministrisë, ndërsa pjesëmarrës të tjerë vijojnë t'i bashkohen tubimit.

Protesta e sotme vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të ditëve të fundit mes demonstruesve dhe forcave të policisë, gjatë të cilave janë raportuar edhe persona të plagosur.

Kërkesa kryesore e studentëve dhe të rinjve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, debatet janë shtuar edhe pas paralajmërimit të qeverisë për një paketë të re ligjore, e cila parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme.

Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit vijon, ndërsa pritet që gjatë orëve në vazhdim t'i bashkohen edhe protestues të tjerë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news