Kronika 2026-10-24 12:36:30 Nga VNA

U arrestua gjatë protestave në Tiranë, gjykata liron një tjetër protestues

Ndaje në Whatsapp

U arrestua gjatë protestave në Tiranë, gjykata liron një

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të Franko Dopit, i cili u arrestua gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Dopi po hetohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa arrestimi i tij ishte kryer në flagrancë.

Gjatë seancës, Prokuroria kërkoi që arrestimi të vlerësohej i ligjshëm dhe ndaj protestuesit të vendosej masa e detyrimit për paraqitje.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin, por pa e konsideruar të nevojshëm vazhdimin e qëndrimit në qeli.

Me vendimin e marrë këtë të shtunë, më 24 tetor, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Dopit, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi apo vendim dënimi.

Pavarësisht lirimit, hetimet ndaj tij do të vijojnë, ndërsa ai duhet të respektojë detyrimin për t'u paraqitur pranë policisë gjyqësore.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news