Kronika 2026-10-24 10:18:09 Nga VNA

Protesta sot në Tiranë, policia shton kontrollet në Qafë Thanë për shqiptarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut

Ndaje në Whatsapp

Protesta sot në Tiranë, policia shton kontrollet në Qafë

Masa të shtuara sigurie janë vendosur në pikën kufitare të Qafë Thanës, në prag të protestës kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë. Prej dy ditësh, autoritetet kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve dhe shtetasve shqiptarë që hyjnë në vend nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe Policisë së Shtetit, të cilët po kryejnë kontrolle të imtësishme të automjeteve.

Shkak për shtimin e masave janë bërë dyshimet se persona që udhëtojnë drejt Shqipërisë mund të transportojnë sende të ndaluara dhe të marrin pjesë në protestën e thirrur në kryeqytet.

Burimet bëjnë me dije se autoritetet kishin marrë informacione për grupe shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut që planifikonin të udhëtonin drejt Tiranës për t'iu bashkuar tubimit. Gjithashtu, dyshohej se disa prej tyre mund të kishin me vete sende të ndaluara, çka ka sjellë forcimin e kontrolleve në kufi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news