Kronika 2026-10-23 14:25:00 Nga VNA

Studentët e Universitetit të Korçës bojkotojnë sërish mësimin, dalin në protestë

Ndaje në Whatsapp

Studentët e Universitetit të Korçës bojkotojnë

Studentët e Universitetit të Korçës kanë bojkotuar edhe këtë të premte procesin mësimor, duke vijuar protestën e tyre.

Në vend që të futen në auditorë, studentët kanë zgjedhur të dalin në protestë, duke i qëndruar vendimit për të mos iu rikthyer mësimit.

Bojkoti i mësimit vijon edhe në ditën e sotme, ndërsa studentët e Korçës i janë bashkuar valës së protestave studentore që po zhvillohen në vend.

Protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre, ndërsa mbetet e paqartë se kur do t'i rikthehen normalisht procesit mësimor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news