Kronika 2026-10-22 15:28:00 Nga VNA

Peshëngritësi Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK: Kam depozituar kallëzim, nuk më kanë thirrur prokurorët

Ndaje në Whatsapp

Peshëngritësi Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK: Kam depozituar

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një prononcim për mediat, sportisti ka sqaruar se nuk është paraqitur në institucion pas ndonjë fletëthirrjeje nga prokurorët, por me iniciativën e tij, për të depozituar një kallëzim.

“Depozitova kallëzim, nuk erdha me fletëthirrje”, është shprehur Qerimaj, duke sqaruar arsyen e pranisë së tij në SPAK.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kallëzimit, personat ndaj të cilëve mund të jetë drejtuar apo çështja konkrete që peshëngritësi ka kërkuar të hetohet.

Mbetet për t'u parë nëse Prokuroria e Posaçme do të nisë hetime mbi pretendimet e paraqitura nga sportisti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news