Kronika 2026-10-24 10:03:25 Nga VNA

Vrau babain pasi i zbuloi lidhjen me një burrë të martuar, merret e pandehur 26-vjeçarja në Fier. Nëna e ndihmoi të fshihte krimin

Ndaje në Whatsapp

Vrau babain pasi i zbuloi lidhjen me një burrë të martuar, merret

Ermalinda Rama, 26 vjeç, do të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi Prokuroria e Fierit e ka marrë të pandehur për vrasjen e babait të saj, Anesti Rama, në fund të korrikut të vitit 2025. Bashkëshortja e viktimës është marrë e pandehur, pasi nga hetimet rezultoi se ndihmoi të bijën të fshihte gjurmët e krimit.

Ndaj Ermalinda Ramës rëndon akuza “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa Valbona Rama akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet rezultoi se më 23 korrik 2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, Ermalinda Rama vrau babain e saj, Anesti Rama, duke i shtrënguar qafën me një lak teli.

Pas krimit makabër, nëna e saj, Valbona, me qëllim që të fshihte të vërtetën, pastroi vendin e krimit dhe lau trupin e viktimës. Por hetimet zbuluan krimin e rëndë dhe çuan në arrestimin e 26-vjeçares, e cila e vrau babain pasi ai kishte zbuluar një lidhje të saj me një burrë të martuar, shumë vite më të madh se ajo.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news