Kronika 2026-10-24 12:16:00 Nga VNA

Pak orë para protestës kombëtare, ministri Demo përpiqet të trembë protestuesit me teknologjinë: Ju njohim edhe pas maskave

Ndaje në Whatsapp

Pak orë para protestës kombëtare, ministri Demo përpiqet

Pak orë përpara protestës kombëtare kundër qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zgjedhur t'u kujtojë qytetarëve se teknologjia e Policisë së Shtetit arrin t'i identifikojë edhe kur mbajnë maska. Një deklaratë që, përtej paralajmërimit për personat e përfshirë në akte dhune, mund të lexohet edhe si një përpjekje për të frikësuar protestuesit në prag të tubimit.

Në një dalje për mediat me kryeministrin, Demo bëri të ditur se policia po analizon qindra orë pamje filmike, të siguruara nga kamerat e institucioneve publike dhe private, televizionet dhe rrjetet sociale, për të identifikuar personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave të fundit.

“Ne kemi, në fakt, dita-ditës raste të cilat janë të identifikueshme, edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave. Ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë këta protestues, të cilët kanë kryer akte dhune”, deklaroi Demo.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se Policia e Shtetit do të vijojë punën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të nxjerrë përpara drejtësisë personat që kanë dëmtuar pronën publike dhe bizneset private.

Me sa duket, në prag të protestës, ministri ka menduar se qytetarëve u duhej edhe një prezantim i teknologjisë së policisë, me mesazhin se askush nuk mund të fshihet pas maskës.

Mbetet vetëm që e njëjta teknologji dhe vendosmëri të tregojë rezultate edhe në luftën kundër krimit që vrasin dhe zhduken, jo vetëm në identifikimin e protestuesve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news