
Kanë nisur përplasjet e para mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë.
Situata është tensionuar pasi disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ndodhen një numër i madh studentësh dhe qytetarësh, ndërsa protesta është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me policinë.






















