Bota 5 January 2025, 22:50 Nga VNA

Elon Musk sulmon Biden pse i dha Sorosit Medaljen e Lirisë

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk sulmon Biden pse i dha Sorosit Medaljen e Lirisë

Presidenti Joe Biden u dha të shtunën Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 personaliteteve të politikës, sporteve, industrisë së argëtimit, grupeve të të drejtave civile, aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të shkencave.

Mes atyre që morën medaljen më të lartë civile në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton si dhe filantropi demokrat George Soros.

Shtëpia e Bardhë tha se të dekoruarit kanë dhënë “kontribut shembullor për begatinë, vlerat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen ndërkombëtare dhe përpjekje të tjera domethënëse shoqërore, publike dhe private”.

Por miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka kritikuar vendimin e Presidentit Joe Biden për t'i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë filantropit miliarder George Soros.

Me anë të memeje ironike, Musk ka shprehur mosmiratimin e tij për marrjen e titullit prestigjioz nga Soros.

Përplasja mes Soros dhe Musk ka nisur pasi ky i fundit bleu rrjetin social Twitter.

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez George Soros patën bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të hiqnin dorë nga Twitter kur në krye të platformës erdhi Elon Musk.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme