Bota 5 January 2025, 17:12 Nga VNA

Ministres antikorrupsion në Britani i kërkohet dorëheqja, gënjeu për apartamentin luksoz

Ndaje në Whatsapp
Ministres antikorrupsion në Britani i kërkohet dorëheqja,

Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen mbrëmë pasi u zbulua se ajo kishte gënjyer për marrjen e një apartamenti në Londër si dhuratë.

The Mail on Sunday e ka pyetur vazhdimisht zonjën Siddiq nëse asaj i është dhënë apartamenti me dy dhoma gjumi, tani me vlerë 700,000 £, më parë në pronësi të një ndërtuesi pronash të lidhur me tezen e saj diktatore nga Bangladeshi.

Ajo ka mohuar se ishte një dhuratë, përkundrazi ka insistuar se prindërit e saj ia kishin blerë atë. Ajo kërcënoi edhe MSH-në me veprime ligjore.

Burimet laburiste kanë konfirmuar se apartamenti iu dha asaj si një “akt mirënjohjeje”.

42-vjeçarja roli i së cilës është të ulë korrupsionin në sektorin financiar të Britanisë, është nën hetim në vendlindjen e saj, Bangladesh, ku ajo dhe katër anëtarë të familjes akuzohen për përvetësim të 3.9 miliardë paundëve nga një termocentral bërthamor, sipas Daily Mail.

Mbrëmë, deputetët konservatorë kërkuan që ajo të tërhiqej nga posti i ministres së Thesarit nëse ajo nuk shpjegon situatën.

Bob Blackman, deputeti konservator tha: Zonja Siddiq duhet të sqarojë pozicionin në lidhje me pronën. Nëse nuk e bën, pozita e saj si ministre është e paqëndrueshme.

Deputeti Matt Vickers shtoi: Akuzat e kësaj natyre kundër çdo anëtari të qeverisë janë të papranueshme, por janë edhe më të diskutueshme kur ministri është ministri anti-korrupsion i Starmer”.

Ndërsa Ben Obese-Jecty, deputeti konservator tha: Ky informacion i ri për Tulip Siddiq është shqetësues.

“Tani që është treguar se apartamenti i është dhënë asaj dhe nuk është blerë nga ajo siç pretendohej më parë, Tulip Siddiq ka pyetje të tjera për t’u përgjigjur.”

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme