Kronika 30 October 2024, 15:38 Nga VNA

Drejtuesit e policive në 12 Qarqe, zbardhen emrat e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët për drejtues të policisë në qarqe. Siç rezulton në garë një pjesë e tyre janë drejtuesit aktualë, disa prej të cilëve me gjasë nuk do t'a shohin veten fitues, pasi më herët kanë garuar me Ilir Prodën për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. NJOFTIMI Mbështetur në pikën 1, pikën 2, shkronja "c" dhe I" të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit Nr. 82/2024 "Për Policinë e Shtetit", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 "Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zevendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit", si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, "Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se: Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin "Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme