Kronika 26 June 2025, 10:19 Nga VNA

Metamorfoza, 74 vite burg për 7 të pandehurit. Ja sa vite dënim rrezikon investitori strategjik Pellumb Gjoka dhe ish-shefi operacional Bistri

Ndaje në Whatsapp
Metamorfoza, 74 vite burg për 7 të pandehurit. Ja sa vite dënim

Prokuroria e Posaçme shpall pretencën për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”. Për investitorin strategjik të qeverisë, Pëllumb Gjoka, u kërkua dënimi me 14 vite burg për akuzat e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Për ish-prokurorin Xhevahir Lita u kërkuan 6 vite burg për akuzën e korrupsionit, ndërsa për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, kërkohet dënimi me 9 vite burgim.

Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimet e kërkuara për secilin të pandehur janë si më poshtë:

  • Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
  • Edmond Preka – 11 vite burg
  • Astmer Bilali – 10 vite burg
  • Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
  • Xhevahir Lita – 6 vite burg
  • Oltion Bistri (ish-shef i Operacionales) – 9 vite burg
  • Behar Bajri Brajoviq -15 vite burg

Të gjithë të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme