Politika 20 June 2026, 21:27 Nga VNA

Diaspora merr fjalën në protestën e 21-të, Marjana Koçeku i bashkohet qytetarëve, ultimatum Ramës deri më 21 qershor

Ndaje në Whatsapp
Diaspora merr fjalën në protestën e 21-të, Marjana

Diaspora ishte kryefjala e protestës së 21-të qytetare në Tiranë, ku pjesëmarrja u duk dukshëm më e lartë se një ditë më parë. Qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej” iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa një kolonë automjetesh me emigrantë parakaloi në rrugët kryesore të kryeqytetit përpara se t’i bashkohej marshimit drejt Kryeministrisë.

Ndryshe nga ditët e para të protestës, kur simboli i flamingos dominonte pankartat dhe mesazhet, këtë të shtunë vendin kryesor e zunë flamujt kombëtarë. Kuqezia ishte e pranishme në çdo cep të protestës, ndërsa mesazhet që u dëgjuan nga podiumi kishin në qendër nevojën për ndryshimin e klasës politike.

Pas mbërritjes para Kryeministrisë, mikrofonin e morën kryesisht emigrantë të larguar prej vitesh nga Shqipëria, me pjesëmarrje të veçantë të përfaqësuesve të diasporës nga Londra. Ata folën për nevojën e reformimit të sistemit zgjedhor, problemet e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe kërkuan një ndryshim të thellë politik në vend. Nuk munguan as thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, të shoqëruara me kërkesa për largimin e të gjithë kastës politike që ka dominuar vendin prej dekadash.

Gjatë protestës, disa aktivistë i vendosën një ultimatum kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij deri më 21 qershor, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të reagimit qytetar në rast se kërkesa nuk merret parasysh.

Në protestë u shfaq edhe deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Më 14 qershor ajo shpalli publikisht shkëputjen nga shumica që e çoi në Kuvend dhe një ditë më pas publikoi simbolin e flamingos, i cili është bërë identifikues i lëvizjes protestuese. Prania e saj mes qytetarëve u prit me interes nga pjesëmarrësit.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protesta vijoi me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, ku mijëra qytetarë vazhduan thirrjet kundër qeverisë dhe për ndryshim politik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme