Sociale 12 July 2025, 09:27 Nga VNA

Dhurimi i gjakut nuk mund të jetë performacë

Ndaje në Whatsapp
Dhurimi i gjakut nuk mund të jetë performacë

Një foto e publikuar nga Kryeministri është ekskluzivisht me qëllim komunikimi. Por a na thotë atë që duhet të dëgjojmë?

Shumë i diskutueshëm në këtë rast mesazhi i transmetuar.

Fotot tregojnë padyshim një moment autentik, por aspak konform protokolleve.

Dhurimi i gjakut nuk është aspak performancë.

Dhurimi i gjakut është një akt pas të cilit qëndron një proces mjekësor i kodifikuar rreptësisht.

Nuk është thjesht një gjest simbolik, por një akt i mirëfilltë shëndetësor që mbart një seleksionim rigoroz të dhuruesit, i cili duhet të përmbushë kritere të rrepta kontrolli dhe një performancë shëndetësore optimale.

Pasi të njihemi me disa prej tyre, të shpresojmë që edhe në rastin në fjalë të jenë respektuar si më poshtë:

• Një anamnezë e hollësishme mbi historinë e çdo problemi klinik

• Vizitë mjekësore paraprake me të gjitha parametrat në normë

Dhuruesi duhet t’i jetë nënshtruar të gjitha kontrolleve që mbartin kritere përjashtimi shumë rigoroze, si:

• Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti në trajtim me insulinë

• Sëmundjet infektive të transmetueshme (HIV, hepatiti B dhe C, sifilizi)

• Sjellje seksuale të pambrojtura me partnerë me rrezik

• Varësi nga droga dhe alkooli

• Patologji autoimune aktive

• Marrja e terapive si antibiotikë, antiinflamatorë në 7–10 ditët e fundit

• Akupunkturë, tatuazhe në 4 muajt e fundit

• Ndërhyrje kirurgjikale, edhe endoskopi, në 6 muajt e fundit

• Vaksinim në 4 javët e fundit

Marrja e gjakut bëhet në ambient të kontrolluar dhe në një setting në kushte steriliteti rigoroz.

Si përfundim, është një JO!

Jo kushdo mund të dhurojë gjak, aq më shumë në atë mënyrë.

Rrezikohet të banalizohet një proces shumë serioz dhe delikat, i cili duhet të mbrojë si dhuruesin, ashtu edhe pacientët që kanë nevojë për gjak.

“Safe blood starts with me” – me shpresën dhe garancinë që kryeministri të jetë “idoneo” dhe setting më higjienik.

Dott.ssa Silvana Shametaj Ruli

Mjeke kirurge

Eksperte në sëmundjet e brendshme

Eksperte në Geriatri

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme