Sociale 10 July 2025, 17:11 Nga VNA

COD feston 10 vite, arti në "agoni" pa Teatër, pa Galeri

Ndaje në Whatsapp
COD feston 10 vite, arti në "agoni" pa Teatër, pa Galeri

Pak ditë më parë, Qendra për Hapje dhe Dialog e njohur shkurt si COD  festoi 10 vjetorin e saj. Një dekadë që për ironi ka pak "kulturë" dhe shumë  improvizime. Sepse në të vërtetë, kjo "qendër" nuk është tjetër veçse kati i parë i godinës së Kryeministrisë, një holl i kthyer në hapësirë për aktivitete artistike dhe kulturore.

COD nisi si një projekt për ta afruar institucionin e qeverisë me publikun përmes artit dhe dialogut. Sot, ai është kthyer në një mini-galeri, në një mini-teatër, në një mini-kinematë të improvizuara, ku shpesh ftohen autorë, piktorë, këngëtarë, politikanë e figura publike nga brenda dhe jashtë vendit. Një lloj "oborri" kulturor, ku gjithçka është sipërfaqësore dhe kalimtare.

Në rrjetet sociale, COD shfaqet si një oaz arti e mendimi, ku çdo ditë zhvillohen aktivitete të shumta. Por pyetja që lind natyrshëm është: Cili është ky art që lulëzon në një vend ku mungojnë institucionet bazë të kulturës?

Kryeqyteti, me mbi një milion banorë, është sot pa Teatër Kombëtar, pa Galeri Kombëtare, pa Muze Kombëtar dhe pa një Bibliotekë Kombëtare funksionale.  Arti në Shqipëri është lënë në agoni.

Sot COD nuk është më një dritare për dialog, por një pasqyrë e qartë e asaj që ndodh kur kultura zëvendësohet me propagandën. Një oborr i mbushur me aktivitet, por bosh nga përmbajtja. Një shfaqje fasade, ndërkohë që godina reale të kulturës po rrënohen, po harrohen, po injorohen.

Ndaj, festimi i 10 viteve të COD-it nuk mund të jetë simbol i kulturës por thjesht metamorfoza, një vitrinë e lyer bukur, ndërsa brenda saj mungon thelbi. Një dritare për të parë jashtë, ndërkohë që brenda nuk ka më shtëpi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme