Sociale 10 July 2025, 08:48 Nga VNA

Gjetet trupi i kapitenit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
Gjetet trupi i kapitenit që shpëtoi dy turistë në liqenin e

Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni 51-vjeçar arriti të nxirrte të sigurt dy turistët nga uji, por për fat të keq nuk mundi të dilte vetë, duke humbur jetën në krye të detyrës. Operacioni i kërkimit, i cili nisi që në orët e para të së enjtes, përfundoi gjatë ditës së tretë kur trupi i tij u gjet nga polumbarët dhe ekipet e emergjencës.

Arben Anamali ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës i kishte vënë në shërbim të turistëve për udhëtime në liqen. Falë ndërhyrjes së tij, dy turistët shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

51-vjeçari, babai i dy fëmijëve, vinte nga një familje shkodrane, ndërsa kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu kishte qenë mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve në qytet. Humbja e tij ka prekur qytetin e Shkodrës, ku shumë qytetarë e kolegë e kujtojnë si njeri të përkushtuar dhe të dashur me të gjithë ata që shërbente në punën e tij.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme