Sociale 11 July 2025, 18:32 Nga VNA

Kapiteni shqiptar vdiq duke shpëtuar dy izraelitë në rrezik mbytjeje

Ndaje në Whatsapp
Kapiteni shqiptar vdiq duke shpëtuar dy izraelitë në rrezik

 

Në përpjekje për t’i afruar izraelitët më pranë varkës pasi ishin tërhequr më tej nga rrymat e forta, Anamali u hodh vetë në ujë.

Trupi i pajetë i Arben Anamali u gjet në Liqenin e Shkodrës të enjten në mëngjes, pasi u zhduk gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë izraelitë, të cilët u morën nga rrymat e liqenit më herët gjatë javës, sipas mediave lokale.

Anamali, kapiten i një varke turistike që operonte nga qyteti verior i Shkodrës, kishte nxjerrë një grup turistësh në Liqenin e Shkodrës në fillim të javës, përfshirë shtatë shtetas izraelitë. Dy prej tyre u hodhën në ujë duke injoruar paralajmërimet e tij për rrymat e forta dhe shumë shpejt u gjendën në rrezik mbytjeje.

U hodhën jelekë shpëtimi, përfshirë edhe atë të Anamalit, por pa rezultat.

Në përpjekje për t’i afruar sërish pranë varkës, Anamali u hodh vetë në ujë. Ai ia doli t’i ndihmonte izraelitët të ngjiteshin përsëri në varkë, përpara se të zhdukej nën ujë.

Pas gati 48 orësh kërkimesh, trupi i Anamalit u gjet.

Dyshohet se Anamali pësoi arrest kardiak si pasojë e rraskapitjes fizike dhe përpjekjes ekstreme pas shpëtimit. Trupi i tij u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.

Anamali lë pas dy fëmijë.

"Dëshmor i Kombit"

Anamali është nderuar pas vdekjes nga qeveria shqiptare me titullin "Dëshmor i Kombit", sipas Albanian Times, një nga nderimet më të larta në Shqipëri për ata që humbin jetën në akte trimërie.

Burimi: The Jerusalem Post

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme